Kane: Bayerni ka mentalitet fituesi

30 gusht 2023 | 12:42

Ka mbërritur vetëm prej disa javësh në Bayern Munchen, por sulmuesi 30-vjeçar anglez Harry Kane po mahnit me paraqitjet e tij. Ai ka realizuar tri gola dhe një asistim në dy ndeshjet e luajtura deri më tani.

As Robert Lewandowski nuk ka pasur këto shifra në fillimet e tij me Bayernin. Gjithsesi, fjalët e sulmuesit anglez, që u ble për 100 milionë euro nga Tottenham, kanë ngrohur të gjithë tifozët “bavarezë”.

“Te Bayerni ka një mentalitet fituesi”, u shpreh Harry Kane, që me Tottenham nuk fitoi asgjë. “Ky ekip do të më bëjë një sulmues më të mirë dhe do të më ndihmojë për t’u përmirësuar në të ardhmen. E doja me gjithë shpirt dhe dëshirë këtë përvojë të re, të luftoja për trofe dhe të provoj të fitoj Ligën e Kampionëve. Ky ekip i ka mundësitë”, ka thënë Kane, që synon shumë me skuadrën e tij të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vapa duket se po ikën me gushtin në Shqipëri. Kjo…