Kane: Danimarka ekip i shkëlqyer, s’kemi fituar ndaj tyre në Ligën e Kombeve

05 korrik 2021 | 10:49

Anglia është më e favorizuar në gjysmëfinale ndaj Danimarkës, por kapiteni Harry  mendon ndryshe. Bomberi është shprehur se “Tre Luanët” kanë luajtur dy herë në Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës dhe nuk ka arritur të fitojë, por ai thotë se skuadra duhet të përqendrohet te vetja dhe jo të kundërshtarët.

“Danimarka është një ekipi i shkëlqyer. Ne jemi përballur dy herë në Ligën e Kombeve dhe nuk kemi arritur të fitojmë, duke marrë një barazim dhe një humbje. Pas fillimit të vështirë, ata janë duke luajtur shumë mirë, por ne duhet të përqendrohemi te vetja.

Ne do të luajmë në gjysmëfinale në shtëpi dhe duhet të japim maksimumin. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim 100%. Megjithatë, ne mund të arrijmë në finale”, deklaroi Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi,  e…