Kane do të transferohet te City për 185 milionë euro

23 korrik 2021 | 16:06

Harry Kane është shumë pranë transferimit te Manchester City. Në Angli nuk kanë dyshime, sulmuesi i “Spurs” dëshiron ti bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës.

Numri një i Tottenham, Presidenti Daniel Levy, i ka hapur dritën jeshile shitjes së qendërsulmuesit.

Sipas Sky Sports kartoni i lojtarit kushton rreth 160 milionë paund, shumë e baras-vlefshme me rreth 185 milionë euro. Një shifër e madhe, dhe nëse ky operacion do të mbyllet me sukses, Kane do të zinte vendin e dytë në listën e futbollistëve më të kushtueshëm të të gjitha kohërave.

Para tij do të mbetej vetëm Neymari, që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Kane do të linte pas Mbappe që u ble sërish nga klubi i sheikëve për 180 milionë euro. Sipas tabloidit anglez The Sun, kalimi i Kane nga Tottenham te Manchester City mund të konkretizohet shumë shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe nëse shkojnë vetëm për pak ditë pushime, yjet televizive…