Kane: Dua të qëndroj edhe për shumë vjet në Bayern

29 tetor 2024 | 16:50

Harry Kane ka fituar trofeun “Gerd Muller 2024”, që i jepet lojtarit që shënoi më shumë gola në sezonin 2023-2024, në ceremoninë e “Topit të Artë” në Paris.

Sulmuesi anglez ka deklaruar se synon të qëndrojë sa më gjatë në Mynih, me objektivin e qartë: të shënojë sa më shumë gola dhe të fitojë sa më shumë trofe.

“Më duhet ta falënderoj Bayernin dhe ‘France Football’ që më votuan këtë mbrëmje. Ky çmim mban emrin e një legjende të klubit tim dhe kjo më bën edhe më krenar. Kalimi nga Tottenhami te Bayerni ishte një përvojë e re për mua dhe familjen time. Dua t’i falënderoj shokët e mi. Shpresoj se mund të vijnë më shumë gola dhe suksese. Unë jam duke mësuar gjermanisht. Shpresoj të qëndroj edhe për disa vjet dhe të bëj edhe më mirë”, ka thënë Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury ka zbuluar se u prek nga një fatkeqësi…