Kane e Mbappe e ndajnë çmimin “Gerd Muller”
28 tetor 2024
| 21:38
Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”, me ceremoninë që po mbahet në Paris.
“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.
Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë fituar trofeun “Gerd Muller” në ceremoninë “Topi i Artë”.
Ky trofe ndahet për golashënuesit më të mirë.
Kane e Mbappe i kishin nga 52 gola në edicionin e kaluar.
Kane është në ceremoni dhe pranoi trofeun, ndërsa Mbappe, si pjesa tjetër e Real Madridit nuk është në Paris.