Kane: Edhe një ndeshje për të shkruar historinë
11 korrik 2024
| 15:50
Kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane realizoi golin e barazimit në gjysmëfinalen ndaj Holandës, duke e çuar në 3 numrin e golave në këtë evropian deri më tani. Ai u shfaq më shumë se i lumtur për arritjen e finales nga ana e ekipit anglez: “Ishte një fund ndeshjeje emocionuese. Ishim pak të lodhur fizikisht, por në fund mund të them se e merituam fitoren. Finalja ndaj Spanjës? Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por na duhet edhe një sforco e fundit, në mënyrë që të bëhemi pjesë e historisë”.