Kane flet për interesimin e Bayernit

12 tetor 2022 | 15:14

Harry Kane është në fokusin e Bayern Munchen që e vlerësojnë si zëvendësues ideal për Robert Lewandowskin.

Megjithatë, një transferim i tillë është mjaft i komplikuar teksa për momentin vetë Kane ka kërkuar të qëndrojë i vëmendshëm në sezonin aktual për të arritur objektivat me Tottenham, por edhe me Anglinë në Kupën e Botës.

“Bayern është një top klub, por vëmendja ime tashmë është tek Tottenham. Aq më tepër që tashmë luajmë në Ligën e Kampionëve dhe kemi një ndeshje deçizive ndaj Eintracht Frankfurt. Për fat dy ndeshjet e radhës i kemi në shtëpi dhe duhet të përfitojmë për të siguruar kualifikimin. E dimë sa i rëndësishëm është kalimi i fazës së grupeve dhe tashmë është momenti për të treguar veten dhe për t’ia dalë”, u shpreh Kane duke hequr në këtë formë vëmendjen nga zërat që e lidhin me Bayern Munich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Erik Ten Hag ka folur së fundi në lidhje…