Kane hedh kandidaturën për ‘Topin e Artë’: Besoj se mund ta fitoj
Harry Kane beson se mund ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, pasi ai po kalon nëpër një formë të mrekullueshme.
31-vjeçari po e udhëheq Bayernin drejt titullit në Bundesligë, teksa janë në garë edhe për Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
Anglezi është pyetur për “Topin e Artë”, ku ka thënë se beson se mund ta fitojë dhe se është një kandidat i fortë.
“Topin e Artë ? Sigurisht, po mendoj për të, dhe pse të mos them, besoj se do ta fitoj një ditë”, tha Harry Kane në një intervistë.
“Ndjehem sikur performancat e mia më bëjnë një kandidat të besueshëm. Unë jam duke luajtur në ekipe, qoftë Bayern apo Angli, që janë pretendentë të natyrshëm për tituj të mëdhenj”, shtoi sulmuesi.
Kane është në garë të fortë për të fituar “Topin e Artë” këtë vit. Sulmuesi i Bayernit vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm për klubin dhe Kombëtaren e tij. Sulmuesi anglez këtë edicion ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 9 asistime në 21 ndeshje zyrtare.