Kane i treti në historinë e Premier League, u afrohet dy legjendave të futbollit anglez

04 shtator 2022 | 17:28

Tottenham u rikthye te fitorja pas barazimit në transfertë përballë West Ham me rezultatin 1-1. “Spurs” triumfuan në shtëpi ndaj Fulham me rezultatin 2-1, me golat e Hojbjerg dhe Harry Kane.

Për 29-vjeçarin ishte një tjetër ndeshje për të thyer rekordet që anglezi ka nisur prej kohësh. Me golin e shënuar në sfidën përball Fulham, Kane arriti shifrën e 188 realizimeve, duke kaluar në vendin e tretë në listën e golashënuesve të gjitha kohërave në Premier League.

Debutimi i sulmuesit në Premier League, daton përpara dhjetë vitesh, ndërsa kapiteni i Anglisë me golin e shënuar në minutën e 75, regjistroi golin e 188 duke kaluar Andrew Cole.

Në vendin e parë të renditjes ndodhet Alan Shearer me 260 gola dhe vendi i dytë i takon Wayne Rooney me 208 realizime. Në javën e tretë në përballjen ndaj Wolverhampton, 29-vjeçari shënoi golin e 1000 të Tottenham, që prej themelimit të Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një përpjekje për…