Kane ia “shpëton fytyrën” Anglisë
18 qershor 2018
| 22:01
Harry Kane ia ka “shpëtuar fytyrën” Anglisë në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror.
Sulmuesi i Tottenhamit shënoi dy gola për fitoren 2 me 1 ndaj Tunizisë, në Grupin G.
Ai realizoi gol në fillim të takimit dhe në fund për fitoren e parë.
Goli i parë i Anglisë erdhi në minutën e 11-të, ndërsa Tunizia barazoi në minutën e 35-të. Në minutën e parë shtesë, Kane shënoi për 2 me 1.