![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/kane-1.jpg)
Kane: Jam i lumtur te Bayerni
10 shkurt 2025
| 12:58
Ditët e fundit, bëri bujë prania e një klauzole lirimi në kontratën e Harry Kane, që prej një viti e gjysmë luan me Bayern Munchen në kampionatin gjerman.
Sulmuesi anglez, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me bavarezët, mund të largohet nga klubi gjerman në janar 2026, duke i paguar rreth 60 milionë euro. Në këtë aspekt, ish-lojtari i Tottenham ka preferuar të japë një deklaratë të thjeshtë para kamerave: “Jam i lumtur te Bayern Munchen”. Kane, 31-vjeçar, në 73 ndeshje zyrtare me bavarezët ka realizuar 72 gola, duke u konfirmuar një golashënues i vërtetë.