Kane ka dy fjalë për shkarkimin e Mourinhos
19 prill 2021
| 17:50
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka thyer heshtjen pas shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho.
Tekniku portugez pas 17 muajve në krye të “Spurs” u shkarkua për arsye të rezultateve jo të mira. Kane ka falënderuar Mourinhon duke i uruar suksese në të ardhmen.
“Faleminderit për gjithçka trajner. Kënaqësi të punojmë se bashku. Të uroj më të mirat në sfidën e radhës”, shkroi ai në “Twitter”.