Kane kap shifrën e 20 golave: Kjo ishte paraqitja më e mirë e sezonit

18 dhjetor 2023 | 16:49

“Uragani” Harry Kane nuk di të ndalet, “rrafshon” edhe Shtuttgardin duke udhëhequr Bayern Muncheni në suksesin e radhës në Bundesligë. Gjigantët gjermanë siguruan një fitore të pastër 3-0, ku “sulmuesi anglez realizoi një “dopietë” golash.

Kapitenit të “Tre Luanëve” i mjaftuan dy minuta lojë për ta kaluar Bayernin në avantazh. VAR-i ua anuloi vendësve dy gola brenda pjesës së parë, Kim dhe Muller, por me fillimin e pjesës së dytë askush nuk arriti ta ndalë Kane që realizoi golin e  dytë personal dhe të dytin për Bayernin. Për t’i mbyllur llogaritë me Shtutgartin mendoi Kimi në minutën e 63-të duke sigluar shifrat në 3-0.

“Jam shumë i kënaqur, kjo ishte një fitore e merituar kundër një rivali me kualitet”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes. Me këtë “dopietë”, Harry Kane shkon në kuotën e 20 golave në Bundesligë, shifra të jashtëzakonshme, por anglezi në reagimin e tij pas këtij suksesi vlerësoi lojën e ekipit: “Kjo ishte mbase paraqitja më e mirë e sezonit. Ne dëshironim ta tregonim dominimin tonë, kishim intensitet të lartë, të gjithë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…