Kane, kapiten i Anglisë
09 mars 2018
| 11:17
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane do të jetë kapiten i Kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Vendimin që sulmuesi Kane të mbajë shiritin është marr nga trajneri i ‘Tre Luanëve’, Southgate. Ky i fundit provoi 15 futbollistë në 14 ndeshjet dhe tash ka shprehur mendimin se sulmuesi i “Spurs” është njëri i duhur për të qenë kapiten.