Kane, kapiten i Anglisë në Kupën e Botës
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është konfirmuar si kapiteni i Anglisë për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate.
“Harry ka disa cilësi personale të shquara. Ai është një profesionist i përpiktë dhe një nga gjërat më të rëndësishme për një kapiten është ta vendosë standardin e duhur çdo ditë. Harry ka besim dhe standarde të larta, çka është një mesazh i shkëlqyeshëm për kombëtaren tonë, që të ketë një kapiten, i cili ka treguar se është e mundur të jetë një nga më të mirët në botë për një periudhë të qëndrueshme kohore”, ka thënë Southgate. “Kjo ka qenë në themel të përzgjedhjes së tij si kapiten i Anglisë. Ndjenja ime është se gjatë 18 muajve të fundit, që ka qenë me ne, Harry ka treguar se ka dëshirën të bëjë liderin dhe njeh rëndësinë e sjelljes së të tjerëve me të”, ka deklaruar Southgate.