Kane: Kemi bërë vetëm gjysmën e punës

06 mars 2025 | 14:26

Ndeshja e parë e Champions League mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen u mbyll me fitoren 3-0 të bavarezëve. Vendimtar në këtë fitore ishte sulmuesi Harry Kane, që realizoi dy gola, duke u konfirmuar një lider.

Sulmuesi anglez, duke folur për këtë sukses të madh, që afron Bayernin me çerekfinalen, u shpreh: “Ne kemi bërë vetëm gjysmën e punës, pasi është ende për t’u luajtur edhe ndeshja e kthimit. Nga fillimi deri në fund treguam intensitetin tonë dhe ishte një garë ndryshe në krahasim me atë të luajtur në kampionat. Kemi pasur disa momente të ekuilibrit të madh, por po shijojmë fitoren”.

“Edhe ndeshja javën e ardhshme do të jetë e vështirë. Dje i fituam topat e dytë duke krijuar presion, pastaj pati edhe momente në lojë, i shfrytëzuam në maksimum kur ata mbetën me dhjetë lojtarë. Ne jemi Bayern Munich, nuk kemi frikë nga askush, duam të fitojmë çdo ndeshje. Objektivat tanë? Dua të ruaj qetësinë, të vazhdoj të bëj atë që di të bëj dhe të ndihmoj ekipin tim të fitojë”, ka shtuar Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare të opozitës, këtë…