
Kane: Me Tuchelin skuadra po funksionin mirë
25 mars 2025
| 14:52
Harry Kane, sulmuesi i Anglisë, u shpreh i lumtur pas triumfi 3-0 ndaj Letonisë.
“Ndeshja ishte e vështirë, u përballëm me një ekip që u mbrojt me 11 lojtarë, por jemi të kënaqur me fitoren dhe ruajtjen e portës së pastër në të dyja ndeshjet”, ka thënë Kane.
Kapiteni i Anglisë e ka lavdëruar edhe trajnerin Thomas Tuchel. “Duhej të ishim të durueshëm dhe Tuchel është i mrekullueshëm; ai u përshtat shpejt me Anglinë dhe është e mrekullueshme ta kemi atë si trajnerin tonë. Energjia, entuziazmi dhe analiza taktike nën drejtimin e tij kanë qenë të nivelit të lartë. Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi me kalimin e kohës; Tuchel është i lumtur dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë si trajner”, ka shtuar Kane.