Kane mendon të rikthehet në Premier Ligë

24 mars 2025 | 13:20

Një rikthim në Premier Ligë do të ishte sensacional. Kjo pritet të ndodhë me Harry Kane gjatë kësaj vere. Qendërsulmuesi anglez mbërriti në Bayern Munchen verën e kaluar për 120 milionë euro të ndarë mes një pjese fikse (100 milionë) dhe shpërblimeve (20), por dy vjet më vonë ai mund të kthehet në atdheun e tij.

Për momentin, këto janë vetëm thashetheme, me tregun e transferimeve ende shumë larg dhe bavarezët ende luftojnë në disa fronte. Skuadra gjermane është në rrugën e duhur për të fituar Bundesligën, ndërkohë që në Ligën e Kampionëve do të sfidojë Interin në çerekfinale.

Sipas “Fichajes”, qendërsulmuesi anglez 31-vjeçar po mendon të rikthehet në Premier Ligë me Liverpoolin që thuhet se është shumë i interesuar. Mesa duket “The Reds” kanë vendosur që ta zëvendësojnë Salah me një veteran si Harry Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari, djali i heroit…