Kanë mjaft, por refuzuan shkurtimin e pagës
29 mars 2020
| 10:51
Kapitenët e klubeve të kategorisë së parë dhe të dytë të futbollit spanjoll kanë dalë kundër uljes së pagave pas krizës së krijuar nga koronavirusi, raporton e përditshmja spanjolle “Sport”.
Një takim i mbajtur mes kapitenëve të klubeve dhe Shoqatës së Lojtarëve Spanjollë përfundoi me refuzimin e futbollistëve për shkurtimin e pagave.
Koronavirusi ka shkaktuar kaos të madh në botën e sportit, derisa kampionatet e shumë vendeve janë pezulluar. Gjithashtu, Kampionati Evropian dhe Lojërat Olimpike janë shtyrë për vitin e ardhshëm.