Kane: Mund ta përmbysim rezultatin ndaj Interit

15 prill 2025 | 16:00

Bayern Munchen përgatitet për ndeshjen e kthimit në çerekfinalet ndaj Interit.

Zikaltrit fituan 2-1 në Mynih, ndërkohë që në fundjavë Bayerni barazoi me Borussia Dortmund.

Një ndeshje që për sulmuesin Harry Kane ishte një test i mirë në prag të sfidës me Interin.

“Ishte një pikë e mirë ndaj një ekipi të fortë. Mendoj se pamë gjendjen para sfidës me Interin. Tani duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, të japim gjithçka dhe më pas do të shohim se deri ku mund të shkojmë. Jemi gati për sfidën në ‘San Siro’. Duhet të jemi solidë, të bëjmë një ndeshje intensive dhe të krijojmë sa më shumë para portës. Interi ka një avantazh të lehtë, por mund t’i përmbysim dhe të kualifikohemi”, tha Harry Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi do të përballet me Bayern Munchen nesër (e mërkurë)…