Kane mund të rikthehet në Angli, kërkohet nga Chelsea

21 maj 2024 | 11:22

Harry Kane mund të rikthehet sërish në Premier Ligë.  Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, bordi i Chelseat po monitoron situatën e qendërsulmuesit anglez te “bavarezët” me shpresën për të arritur transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Kane nuk është i lumtur në Bayern pavarësisht 37 golave ​​dhe 12 asistimeve të realizuara në 35 paraqitje sezonale, prandaj ideja e Chelseat është të hyjë në një negociatë të mundshme me “Uraganin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino, i cili e “dashuron” stilin e lojës, së Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit ka njoftuar emërimin e trajnerit holandez Arne…