Kane mungon në stërvitje, Tottenhami e dënon

03 gusht 2021 | 14:20

Tottenham Hotspur ka telashe me sulmuesin Harry Kane.

Sulmuesi anglez, prej kohësh në qendër të zërave të merkatos, nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës në ditën e caktuar pas pushimeve.

Një gjest që ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për një aventurë të re, me shumë mundësi me fanellën e Manchester City.

Një sjellje provokuese që “Spurs” ka vendosur të mos e injorojë. Sipas “Telegraph”, në fakt, sjellja e Kane do të ketë pasoja. 28-vjeçari do të dënohet dhe shuma do të rritet çdo ditë që lojtari do të mungojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, ka thënë se…