Kane: Një tjetër mundësi e lëshuar, humbje që dhemb

15 korrik 2024 | 11:30

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane e ka komentuar humbjen e “Tre Luanëve” në finale të “Euro 2024” nga Spanja, ndërsa dukej i mërzitur dhe i dërrmuar pasi e humbi finalen e dytë radhazi të Evropianit me anglezët.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë se si ndihemi në këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë, ishim në gjendje të ktheheshim në lojë, por hasën në vështirësi të vazhdonim të ndërtonim. Të pësosh gol në fund është me të vërtet e vështirë që ta pranosh”, ka thënë Kane.

“Kemi bërë përmbysje gjatë tërë kampionatit, por në këtë ndeshje nuk e bëmë hapim pasues për të fituar. Në pjesën e parë kemi hasur në vështirësi. Nuk mund të arrinim ta merrnim posedimin. Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe kemi shënuar. U befasuam nga një harkim dhe ky ishte fundi. Është një mundësi e humbur. Nuk është e lehtë të arrish në kësi finale. Duhet ta shfrytëzosh rastin kur të të vijë dhe ne nuk e bëmë këtë sërish. Na vjen ekstremisht keq dhe kjo do të na lëndojë shumë gjatë. Të gjithë dëshironim të fitonim”, ka shtuar Kane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca paqembajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka kryer ushtrime…