Kane: Penalltitë janë ndjenja më e keqe në botë
12 korrik 2021
| 10:42
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka thënë pas humbjes në finale të Kampionatit Evropian se penalltitë janë ndjenjë jo e mirë.
“Penalltitë janë ndjenja më e keqe në botë, kur humb ndeshjen”, ka thënë Kane për BBC.
Kane ka thënë se bën një turne mjaft të mirë, dhe se duhet të jenë krenar për lojën e bërë.
“Ka qenë një turne fantastik. Duhet të jemi krenarë, të mbajmë kokën lartë. Do të jetë e dhembshme tani, do të dhemb për një kohë”.