Kane preferon Unitedin para Realit
01 qershor 2023
| 14:43
Harry Kane dhe e ardhmja e tij mbeten një temë e nxehtë në Angli. Pak ditë më parë, mediet shkruanin se presidenti i Tottenham kishte vendos veton në lidhje me sulmuesin, mund të largohet nga “gjelat”, por vetëm jashtë Premier Ligës.
Mediet në ishull zbuluan edhe vlerën e kartonin të tij, 115 milionë euro, por në këtë pikë është vet Harry Kane që kërkon të marrë në dorë të ardhmen e tij.
Sipas “The Sun” Kane ka refuzuar një ofertë të ardhur nga Real Madrid, dëshira e tij është të qëndrojë në Premier Ligë ku me sa duket është bindur nga projekti i Manchester United. Nëse nuk largohet këtë verë, Kane ka vendosur të qëndrojë te Tottenham edhe për një tjetër vit, për tu larguar më pas në 2024 si një lojtar i lirë.