Kane regjistron 100 ndeshje me Anglinë: Ishte natë e përkryer

11 shtator 2024 | 16:00

Anglia fitoi 2-0 ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, por protagonist i këtij takimi ishte sulmuesi Harry Kane. Në ndeshjen e 100-të me fanellën e kombëtares së “Tre Luanëve”, ai realizoi dy gola.

“Kur isha i huazuar te Millwall, Norwich apo Leicester, as që mendoja se do të arrija të luaja 100 ndeshje me kombëtaren”, ka thënë Kane, të cilit iu bë një dhuratë e veçantë për këtë arritje nga ish-mesfushori anglez Frank Lampard. “Që në moshë të re, nga dyshimi për të vazhduar futbollin dhe më pas për të bërë atë që kam bërë, thjesht mendoj se kjo më ka ndihmuar që të jem i fokusuar dhe i motivuar në stërvitje dhe ndeshje”, ka shtuar sulmuesi i Bayern Munchen.

“Në përgjithësi, në ditët e sotme, si futbollist ne marrim kritika, kemi njerëz që flasin për ne si lojtar. Unë gjithmonë kam folur kur gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, për t’u motivuar dhe sjellë një energji dhe uri brenda jush që të luaj më mirë”, ka deklaruar sulmuesi anglez. “Ishte mbrëmja e përkryer për të shënuar, në ndeshjen e 100-të. Në tetor do të jem gati të shënoj përsëri për kombëtaren, përpiqem të mos vendos kufij për atë që mund të arrij”, ka shtuar Kane, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë me 68 gola.

“Unë e di se duke luajtur në këtë ekip do të kem shanse të shënoj shumë gola. Do të vazhdoj për aq kohë sa të mundem dhe kush e di se çfarë mund të arrijmë. Disa nga lojtarët më të mirë në botë kanë shënuar më shumë se unë, kështu që ka objektiva atje për të provuar dhe arritur”, u shpreh Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”,…