Kane: Të gjithë duan të na mundin, por mund të shkojmë deri në fund
Anglia përgatitet për ndeshjen e fundit në Grupin C të “Euro 2024”, ku kryeson renditjen me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para.
Kombëtarja e “Tre luanëve” do të luajë ndaj Sllovenisë, një sfidë delikate për skuadrën e trajnerit Gary Southgate. Harry Kane, sulmuesi i Anglisë, në një intervistë për UEFA-n para kësaj sfide ka deklaruar: “Është kënaqësi që realizova golin tim të parë në këtë turne ndaj Danimarkës edhe pse nuk fituam dot. Gjithsesi, deri më tani e kam shijuar çdo minutë. Do të ketë ndeshje të tjera sfiduese përpara, siç është ajo që do të luajmë nesër. Ne jemi Anglia dhe kundërshtarët tanë duan të na mundin, por nuk do të jetë e lehtë për të na mposhtur”, ka thënë sulmuesi i Bayernit.
“Edhe ne e dimë se nuk do ta kemi të lehtë të fitojmë edhe pse kemi lojtarë të nivelit të lartë. Ne përgatitemi për të fituar dhe mund t’ia dalim mbanë të shkojmë deri në fund, ashtu si në turneun e fundit”, ka shtuar Kane.