Kane: Të qëndrojmë së bashku si skuadër

01 tetor 2021 | 20:52

Sulmuesi anglez Harry Kane ka insistuar se tani është koha për Tottenham Hotspur që të qëndrojë prapa trajnerit Nuno Espirito Santo dhe t’u rikthehet rezultateve pozitive në Premierë Ligë.

Në ndeshjen e Ligës së Konferencës, Kane u inkuadrua në pjesën e dytë kundër skuadrës së Muras, ku shënoi tre gola në fitoren 5-1.

“Ne si lojtarë dhe staf duhet të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë shumë. Forma jonë momentale nuk është e mirë, por na duhet të rikthehemi më të mirë në ndeshjen e radhës. Çdo sulmues dëshiron që të shënojë gola. Të them të drejtën nuk e prisja inkuadrimin, por është gjë e mirë të luash. Kudo që e sheh topin, dhe ta godasësh direkt në portë, është një ndjenjë tejet e mirë. Shpresoj shumë që ta përsëritim këtë paraqitje edhe në fundjavë”, ka thënë Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të…