Kane: Unitedi i rrezikshëm pavarësisht momentit të vështirë që po kalon
Sulmuesi Harry Kane pret që skuadra e Bayern Munichut të ketë vështirësi ndaj Manchester Unitedit, pavarësisht momenteve jo të lehta që po kalon skuadra angleze.
Bayern Munich do të jetë nikoqir i “Djajve të Kuq” të mërkurën mbrëma, duke shpresuar ta vazhdojnë formën e mirë.
Sidoqoftë, Kane pret një ndeshje shumë të vështirë ndaj 20 herë kampionit të Anglisë.
“Ndeshje e vështirë. E di që Manchester United po kalon një moment të vështirë, por ndonjëherë këto klube janë më të rrezikshme sepse tentojnë të rikthehen në një mënyrë të madhe”.
“Prandaj duhet të përgatitemi për ta dhe sigurisht na duhen tifozët mbrapa të mërkurën në mënyrë që ta luajmë lojën me intensitet”.
“Liga e Kampionëve është gjithmonë e veçantë dhe do të jetë ndeshja e parë me Bayern Munichun (në këtë kompeticion), prandaj shpresoj të shkon mirë”.
Kane e ka nisur për mrekulli aventurën te gjiganti gjerman duke realizuar katër gola në katër ndeshjet e para.
Anglezi në fund shtoi se i mungon vetëm familja: “E vetmja gjë që më mungon është familja sepse vazhdojnë të jetojnë në Londër për momentin. Nëse do të mundemi të gjejmë një shtëpi dhe të lëvizin këtu, do të ishte mirë. Përndryshe gjithçka është në rregull”.
Derbi mes Bayern Munich dhe Man Unitedit zhvillohet të mërkurën në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.