Kane West largohet nga shtëpia, merr rrobat dhe 500 palët e atleteve
Zërat rreth divorcit të çiftit të famshëm, Kim Kardashian dhe Kanye West, vijojnë që të fitojnë terren.
Një burim për “People” ka thënë se ata nuk flasin më me njëri-tjetrin, si dhe kanë nisur që të jetojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.
Nga ana tjetër, një artikulli në “Page Six” shkruan se reperi i famshëm ka marrë ndër të tjera edhe 500 palët e atleteve që mbante më herët në shtëpinë ku jetonin të gjithë bashkë.
“Nuk kanë aspak kontakt. Jetojnë tanimë në vende të ndryshme”, u shpreh burimi, duke zbuluar kështu se teksa Kim pushonte së fundmi në ishull, 43-vjeçari ishte tepër i zënë me paketimin e gjërave të tij.
Gjithashtu në shkrim thuhet se jo të gjitha sendet personale të Kanye-s janë hequr nga shtëpia, por koleksioni i atleteve ishte tepër i veçantë për të, ndaj dëshironte ta merrte menjëherë me vete.
Kujtojmë se reperi me famë botërore u martuan në vitin 2014 në Itali dhe janë prindër të vajzave North 7, Chicago 3 si dhe djemve Saint 5 dhe Psalm 1.