Kanibalizëm në Arktik, arinjtë polarë po hanë njëri-tjetrin
06 mars 2020
| 11:14
Rastet e arinjve polarë që vrasin dhe hanë njëri-tjetrin janë në rritje në Arktik pasi shkrirja e akullit dhe veprimtaria njerëzore gërryen habitatin e tyre, thonë shkencëtarët rusë.
Ndryshimet klimatike dhe shfrytëzimi i karburanteve fosile në zonë përmenden si arsye.
Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale, por edhe nga shtimi i numrit të kompanive në Arktik, privon arinjtë polarë nga mundësia për gjueti, kështu që ata detyrohen të kthehen në kanibalizëm duke sulmuar këlyshët e tyre.