Kanosen përmes telefonit dy gazetarë në Obiliq
17 shtator 2023
| 11:00
Dyshohet se janë kanosur përmes telefonit dy gazetarë në Obiliq.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre.
“Dy ankues, një femër dhe një mashkull (gazetarë) kosovar, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankueseve, kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.