Kanoset një person me vrasje, pronari s’ishte i kënaqur me punën e mjeshtrit
12 shkurt 2023
| 09:16
Një person ka kanosur me vrasje përmes telefonit një tjetër person në komoran të Drenasit.
I dyshuari nuk ka qenë i kënaqur me punën e viktimës që e ka bërë në shtëpinë e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje më vendim të prokurorit.
Njoftimi i plotë i policisë:
KANOSJE/Komoran, Gllogoc 11.02.2023-14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.