
Kanosi policët për shkak të një kundërvajtje në trafik, arrestohet deçanasi
06 prill 2025
| 11:47
Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Deçan.
I njëjti dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë.
Policia njofton se deri te kanosja ka ardhur si rezultat i shqiptimit të një kundërvajtje në trafik.
“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Po ashtu i dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke mos zbatuar urdhrat”, ka njoftuar policia.
I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.