Kante: Chelsea është shtëpia ime
N’Golo Kante ka treguar të gjithë përkushtimin e tij për Chelsean, duke deklaruar se ndihet në shtëpi, pavarësisht se ka pranuar interesimin e Paris Saint-Germainit.
Kante shkoi nga Leicester te Chelsea në vitin 2016 dhe që nga ajo ditë ka qenë pjesë e pazëvendësueshme e ekipit londinez. Në sezonin e kaluar ai fitoi titullin kampion, ndërsa sivjet ka pasur vështirësi, ashtu si e gjithë skuadra e Contes. Emri i tij është lakuar për një kalim në Francë te PSG-ja, por Kante ka përjashtuar kategorisht largimin nga “Stamford Bridge”. “Aktualisht po luaj në shtëpi. Është klubi im dhe jam krenar që jam futbollist i Chelseas. Ky është viti im i dytë te Chelsea dhe sezoni i parë ishte i shkëlqyer sepse fituam titullin kampion. Në këtë sezon ishim të impenjuar në Ligën e Kampionëve dhe unë luajta për herë të parë në karrierë në këtë veprimtari. Tani kemi si synim për t’u renditur mes katër ekipeve të para. Kam pasur oferta, sidomos nga PSG-ja, kur nuk jam menduar për asnjë moment dhe do të qëndrojë te Chelsea”, ka thënë Kante.