Kante e kishte refuzuar ofertën e PSG-së  

31 mars 2022 | 13:19

N’Golo Kante e ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germain për t’iu bashkuar në afatin kalimtar të janarit.

“Le Parisien” raporton se PSG-ja është përpjekur të bindte 31-vjeçarin të nënshkruante për klubin në fund të afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, Kante është i lumtur me jetën në Londër dhe te Chelsea, dhe nuk kishte ndërmend të largohej në mes të sezonit.

Kante, pas këtij sezoni, ka edhe një vit tjetër të mbetur në kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2023. Një lëvizje verën e ardhshme mund të jetë e mundur, veçanërisht nëse ai nuk rinovon marrëveshjen e tij. Në këtë verë mundësitë janë të pakta dhe ndodh vetëm nëse Chelsea vendos të arkëtojë para për të siguruar një zëvendësues më të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
32 milionë dollarë shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…