Kante, futbollist i ri i Al-Ittihad
Mesfushori N’Golo Kante pas shtatë vitesh ka vendosur të largohet nga Chelsea. Mesfushori francez karrierën do ta vazhdoj në Lindjen e Mesme, ku tanimë ka gjetur marrëveshjen me kampionin në fuqi Al-Ittihad.
32-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin arab, ku do të ketë një pagë prej 25 milionë euro neto në sezon, derisa në këtë skuadër më herët u transferua edhe sulmuesi francez Karim Benzema.
Kante gjithashtu do t’i ketë edhe të drejtat e imazhit si dhe marrëveshjet komerciale shtesë ku të ardhurat shkojnë tek ai.
N’Golo Kanté to Al Ittihad 🟡⚫️🇸🇦🇫🇷
◉ Four year contract signed.
◉ €100m total salary paid in four years.
◉ Image rights/commercial deals extra;
◉ Negotiations started on June 6 and deal now finally set to be announced.
End of an era for Chelsea legend. 🔵✨ pic.twitter.com/kS8taYnuO1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 18, 2023