![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/kante.jpg)
Kante mund të transferohet në La Liga
06 shkurt 2023
| 17:00
N’Golo Kante është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsean.
Klubi anglez nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdon kontratën mesfushorit francez, prandaj edhe Kante do të jetë lojtar i lirë gjatë verës që po vjen.
Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori shkatërrues mund të përfundojë në La Liga.
Më saktësisht, ish-futbollisti i Leicester Cityt mund të përfundojë në Atletico Madrid. 31-vjeçari mund të përfundojë tek “Los Colchoneros” si lojtar i lirë, por nuk përjashtohet mundësia që ta vazhdojë karrierën në Angli në një klub tjetër, apo të rikthehet në Francë.