Kantoni i Zvicrës përmes referendumit vendosi për ndalimin e burkës
23 shtator 2018
| 22:09
Gati dy të tretat e kantonit zviceran të St. Gallenit votuan për ndalimin e burkës në vende publike.
Ky është kantoni i dytë që votoi për ndalimin e burkës, pasi vendimi u miratua nga qytetarët e Ticinës fqinje tre vjet më parë.
Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar këtë masë, tani do të duhet të aplikojë rezultatin e votimeve ku dolën 36 për qind e votuesve, sipas Reuters, raporton “lajmi.net”.
Për çështjen e veshjes së një burke, qytetarët do të deklarohen vitin e ardhshëm në nivel kombëtar.
Bartja e burkës në vende publike tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkë.