Kanu: Askush nuk është si Eto’o dhe Drogba

08 gusht 2018 | 15:58

Nwankwo Kanu, ish-sulmuesi i Ajaksit, Interit dhe Arsenalit, po vazhdon punën me projektin e tij për ndërtimin e spitaleve në Afrikë.

Në një intervistë për “Indipendent”, ish-futbollisti tregon se ka organizuar një ndeshje bamirësie mes ish-yjeve të Premier Ligës dhe legjendave afrikane. Ndeshja do të luhet në Londër për të mbledhur fonde për një spital të ri në Afrikë. “Kanu Heart Fondation” ka ndërtuar deri tani 5 spitale, që ofrojnë trajtimin e duhur për 500 fëmijë.

Në këtë intervistë, Kanu mes të tjerash ka lëshuar edhe “alarmin” se në Afrikë mungojnë talentet: “Wenger? E respektoj dhe i jam mirënjohës, sepse besoi tek unë. 22-vjet në një klub është një kohë e gjatë, por ai ka dhënë gjithçka. Koha do të tregojë se sa do të na mungojë. Në Afrikë nuk ka më talente. Nuk ka më lojtarë të klasit botëror si Eto’o dhe Drogba. Do të ishte e mrekullueshme, nëse do t’i zëvendësonim, por askush nuk është si ata. Në këtë moment ka lojtarë të mirë nga Afrika, por që nuk janë në nivelin e atyre që përmenda”, ka theksuar Kanu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…