“Kanuni i Lekë Dukagjinit” në gjuhën gjermane
17 mars 2018
| 00:40
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me edicionin Xenia Luzern-Klinë, me datën 24 mars, do të bëjë promovimin e “Der Kanun” – Kanunin e Lekë Dukagjinit, në gjuhën gjermane.
Për Kanunin do të flasin Konsulli i Republikës se Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu, Botuesi i “Der Kanun” Martin Schaellebaum si dhe përkthyesi i “Der Kanun” në gjuhën gjermane Bardhec Berisha.
Botimi “Der Kanun” është përkthim i plotë dhe i vetmi me të drejtë të autorit, të cilën e ka dhënë Rendi Françeskan i Shkodrës, si botues në vitin 1933 i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” të përpiluar nga Atë Shtjefën Gjeçovi.
Promovimi bëhet me 24 Mars 2018 në ora 18 00 në Eugen-Huber Strasse 19 A, 8048 Zürich.