![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/10/kanye-west-bianca.png)
Kanye West dhe Bianca Censori i japin fund martesës
14 shkurt 2025
| 11:31
Kanye West do të ketë nevojë për një muzë të re, sepse marrëdhënia e tij me Bianca Censori-n ka përfunduar.
West dhe Bianca janë ndarë dhe po shkojnë drejt një divorci. Të dyja palët kanë kontaktuar me avokatët e tyre për divorcin.
Ndarja vjen pas paraqitjes së bujshme të Kanye-s dhe Bianca-s në Grammy dhe përbuzjet antisemite, urrejtjes dhe mizogjinisë në rrjete sociale nga Kanye, ku ai e deklaroi veten nazist dhe lavdëronte figurën e Hitler-it.
Kanë kaluar vetëm 11 ditë që kur Kanye parakaloi me Bianca-n pothuajse të zhveshur në tapetin e kuq të Grammys dhe tani dyshja i dhanë fund martesës.