Kanye West dhe Bianca Censori përjashtohen nga Grammy 2025, modelja u shfaq tërësisht e zhveshur në tapetin e kuq

03 shkurt 2025 | 12:23

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, u larguan nga ‘Grammy’ 2025 pasi paraqitja e tyre në tapetin e kuq shkaktoi tronditje.

Sipas burimeve të Page Six, policia i shoqëroi çiftin jashtë pas një paraqitjeje të pazakontë, e cila ishte një përpjekje për të rikrijuar kopertinën e albumit të West, “Vultures 1”.

Në këtë kopertinë, Censori shfaqej e mbuluar minimalisht, pamje kjo që çifti e përsëriti në event.

Pas tapetit të kuq, West dhe Censori u panë duke lënë Crypto.com Arena dhe duke u futur në një makinë kromi argjendi.

Megjithatë, një burim tjetër mohon largimin e detyruar, duke thënë se ata u larguan me dëshirën e tyre.

West ishte i ftuar në ceremoni pasi ishte nominuar për “Këngën më të Mirë Rap” me këngën “Carnival” në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, por çmimi shkoi për Kendrick Lamar me hitin “Not Like Us”.

Paraqitja e çiftit tërhoqi vëmendje të madhe. Censori, 30 vjeçe, kishte veshur një fustan krejtësisht transparent, pa aksesorë dhe pa mbathje, ndërsa West, 47 vjeç, ishte veshur i gjithi në të zeza, duke shtuar një gjerdan të pazakontë dhe grila diamanti.

Kjo ishte hera e parë që West merrte pjesë në ‘Grammy’ pas një dekade, pasi ai nuk ishte shfaqur që nga viti 2015.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jean Todt, një nga drejtuesit legjendarë të Formula 1, që…