Kanye West dhuron 500 mijë dollarë për fondin e Kalifornisë Fire Relief
22 nëntor 2018
| 11:54
Reperi me famë botërore, Kanye West, ka dhuruar 500 mijë dollarë për fondin e zjarrit në Kaliforni Fire Relief, pas zjarrit që kohën e fundit kapi qytetin. 41-vjeçari, i cili punësoi zjarrfikës privat për ta mbrojtur pallatin e vet prej 60 milionë dollarësh, thuhet se ka dashur të ndihmojë të kontribuojë për rindërtimin e komunitetit.
Sipas “TMZ”-së, këto i tregon gruaja e reperit Kim Kardashian në shoun televiziv “Ellen DeGeneres”. Ajo tregoi se çifti kishte një “diskutim serioz” se si ta ndihmonte komunitetin dhe se Kayne po dilte me një plan veprimi.