Kanye West i tregoi stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian, Adidas i bën të papriturën reperit
25 nëntor 2022
| 14:49
Adidas po nis një hetim mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme kundër reperit të famshëm, Kanye West, duke përfshirë pretendimet se ai u tregoi anëtarëve të stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian.
Gjiganti gjerman i veshjeve sportive, i cili i dha fund partneritetit me reperin muajin e kaluar, tha se mori një letër anonime që përmbante disa akuza kundër reperit.
Hetimi i pavarur pason një raport të Rolling Stone që pretendon se Kanye ka përdorur pornografi, ngacmim dhe ‘lojëra mendore’ për të kontrolluar stafin. Pretendohet se West e bënte stafin të shikonte pornografi dhe u tregonte foto intime të ish partneres së tij Kim Kardashian. Po ashtu nuk mungonin as kasetat e tij seksuale.