Kanye West miliarder, ja sa e vlerëson pasurinë e reperit “Forbes”
Kanye West është përfshirë në listën e njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e reperit përllogaritet në 1.3 miliardë dollarë, ndërsa vetë West nuk është i kënaqur duke u shprehur se zotëron të paktën dyfishin e vlerës.
Kanye West tani është zyrtarisht një miliarder. Raporti i fundit i publikuar nga revista amerikane e biznesit “Forbes” ka vlerësuar pasuritë e burrit të Kim Kardashian në 1.3 miliardë dollarë. West është kështu reperi i dytë, pas Jay-Z vitin e kaluar, që i është bashkuar Klubit Scrooge. Sidoqoftë, fati i tij nuk varet nga muzika, por kryesisht janë të ardhurat nga marka e tij e atleteve.
Biznesi i artistit 42-vjeçar të Atlantës ka një përqindje marxhinale sa i përket muzikës dhe të drejtave të diskografisë së tij (90 milion dollarë): por shumica e të ardhurave vijnë nga bashkëpunimi me Adidas për linjën e tij të atleteve Yeezy, e cila, sipas Forbes kap vlerën 1,26 miliardë dollarë.
Vitin e kaluar, revista e biznesit kishte hartuar listën vjetore të miliarderëve, pa përfshirë West për shkak të mungesës së dokumenteve që dëshmojnë pasuritë e tij. Pas disa muajve të kërkesave, vlerësimi i ri i Forbes erdhi sepse reperi i dha mundësinë stafit të revistës të këshillohej me të dhënat e tij financiare. Por, pavarësisht se u njoh si një “miliarder i ri”, reperi nuk ishte i kënaqur me shifrat e publikuara, duke pretenduar se është nënvlerësuar dhe se ai ka një pasuri prej 3.3 miliardë dollarësh.