Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse
Ish-asistentja e Kanye West e ka paditur atë për ngacmim seksual, sipas disa dokumenteve gjyqësore.
Në dosje, Lauren Pisciotta tregoi se ajo filloi të punonte me reperin në korrik të vitit 2021, ndërkohë që ai po përgatitej të lansonte linjën e tij të modës, Yeezy.
Influencueses – e cila gjithashtu bashkëpunoi me West në disa këngë – iu ofruan një milion euro për këtë punë.
Kushti i vetëm ishte që ajo të ishte në dispozicion të këngëtarit të “Heartless” 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë – gjë që ajo e pranoi.
Në padinë e saj, Pisciotta theksoi se po fitonte gjithashtu një milion euro shtesë nga OnlyFans.
West dyshohet se e ngriti pagën e modeles në dy milionë euro në vit.
Menjëherë pas kësaj, babai i katër fëmijëve dyshohet se filloi t’i dërgonte mesazhe vulgare.
Krahas, ai filloi t’i dërgonte edhe video duke kryer marrëdhënie me gra të tjera.