Kanye West shpall kandidaturën për president të ShBA-së?

05 korrik 2020 | 13:47

Reperi i famshëm amerikan Kanye West ka deklaruar se do ta shpall kandidaturën për president të ardhshëm të SHBA-ve.

Lajmin e ka bërë të  ditur vet reperi  nëpërmjet një postimi në “Twitter.

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar West.

Postimi i Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION.

Duke marrë parasysh që zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së janë më 3 nëntor, shpallja e kandidaturës katër muaj para është e paqartë nëse është shaka apo Kanye e ka seriozisht.

Po kështu afati zyrtar për të shpallur kandidaturën e pavarur ka përfunduar në disa shtete. Nuk është hera e parë që reperi flet për dëshirën për t’u bërë president i SHBA-së. Në janar të vitit të kaluar postoi “2024” në Twitter, postim që u interpretua si një shenjë se do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon planifikon të vazhdojë të luajë…