Kanye West tradhtoi Kim Kardashian me një burrë? Reagon Jeffree Star: Më pëlqejnë burrat…
Së fundmi, u përhap shumë shpejt lajmi se Kanye West kishte tradhtuar Kim Kardashian me Jeffree Star. Ky i fundit fillimisht i ra rrotull muhabetit duke i hedhur më benzinë zjarrit.
Por më pas “Youtuber” dhe make-up artisti i famshëm sqaroi njëherë e mirë të vërtetën. Ai postoi në kanalin e tij në “Yotube” një video që i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”.
Akuzat e hedhura së fundmi për të dhe reperin e famshëm, ai i quajti “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.
“Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide”, ka thënë Jeffree.
Make-up artisti tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye.
“Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd. Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake”, ka sqaruar ai.
E teksa tha se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër e madhe dhe e çuditshme, Jeffree kishte rezervuar edhe një “bombë” në deklaratën e tij, pasi tha se nëna e Kim, Kris Jenner, mund të jetë burimi i gënjeshtrës. Jeffree tha: “Nëse Kris Jenner orkestroi tërë këtë gjë, Gëzuar Vitin e Ri vajzë e ëmbël”.