Kaos fluturimesh në Europë, vonesa dhe mijëra fluturime të anuluara
Mijëra fluturime të anuluara e mijëra nisje të vonuara me orë apo ditë. Gjatë fundjavës së kaluar, miliona udhëtarë nëpër Europë përjetuan komplikime të ngjashme. Kjo është një situatë që ka nisur të ndërlikohet prej disa vitesh, por javën e fundit pati vonesa të rritura me 153%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shkaktarët kryesorë, sipas Corriere della Sera, janë moti i keq, mungesa e stafit dhe planifikimi i gabuar i linjave ajrore.
Gjysma e fluturimeve të anuluara në mbarë botën gjatë fundjavës ishin në Evropë. Vetëm më 28 qershor, rreth 600 fluturime u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan. Në aeroportet angleze dhe spanjolle, nisjet u vonuan me më shumë se tri orë. Edhe më 1 korrik, rreth 70% e avionëve u nisën vonë në Amsterdam, Frankfurt, Paris (Charles de Gaulle), Londër (Heathroë dhe Gatëick), Madrid dhe Barcelonë.
Disa kompanive u është dashur të akomodojnë pilotët ose klientët në hotele. Përveç këtyre shpenzimeve, kompanitë do të duhet të shtojnë edhe kompensimin dhe rimbursimet për udhëtarët. Kjo është arsyeja pse ka pasur së fundmi çështje të shtuara gjyqësore midis linjave ajrore, kompanive të menaxhimit të aeroporteve dhe kontrollorëve të trafikut ajror.